Ki-Moon: Marrëveshja do t'u japë fund vuajtjeve të popullit sirian
NJU JORK - Marrëveshja e arritur mes Rusisë dhe SHBA-së mbi eliminimin e armëve kimike të Sirisë do t'u japë fund "vuajtjeve" të popullit sirian, u shpreh sot sekretari i përgjithshëm i OKB-së.
"Ban Ki-Moon premton ndihmën nga Kombet e Bashkuara për zbatimin e kësaj marrëveshjeje të arritur sot, në Gjenevë mes sekretarit amerikan të Shtetit dhe ministrit të Jashtëm rus",- deklaroi Vannina Maestracci, zëdhënëse e OKB-së.
"Ai shpreson se marrëveshja do të përgatisë rrugën për një zgjidhje politike, që do t'u japë fund vuajtjeve të popullit sirian", theksoi ajo.
Rusia dhe SHBA-ja arritën sot një marrëveshje në Gjenevë mbi planin e eliminimit të arsenalit të armëve kimike të Sirisë duke i dhënë Damaskut një afat njëjavor për paraqitjen e listës së këtyre armëve.
(er.nu/BalkanWeb)