E Shtunë, 31 Tetor 2026

Makina del nga rruga, plagosen 3 të rinj në Korcë

KORCE-Tre të rinj kanë mbetur të plagosur mbrëmjen e së hënës si pasojë e një aksidenti automobilistik të ndodhur në hyrje të qytetit të Korçës.

Policia bën të ditur se aksidenti është shënuar rreth ores 22:30, në hyrje të qytetit ku automjeti me targë FH53HGB ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga. Si pasojë kanë mbetur të plagosur 3 të rinj në gjendje të rëndë, të cilët janë dërguar në gjendje të rëndë në spitalin rajonal të qytetit.

Policia në vendngjarje po heton mbi shkaqet e aksidentit të rëndë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›