E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jep dorëheqjen shefi i personelit në Shtëpinë e Bardhë

Shefi i Personelit në Shtëpinë e Bardhë, Bill Dejllej, ka dhënë dorëheqjen. Presidenti amerikan, Barak Obama, ka emëruar drejtorin e Zyrës së Menaxhmentit dhe të Buxhetit, Xhek Leu, në postin e tij.

Dejllej i është bashkuar stafit të Shtëpisë së Bardhë një vit më parë, me qëllim rindërtimin e marrëdhënieve me komunitetin e biznesit.

Ai ka thënë se do të punojë me Obamën në mënyrë që ai të rizgjedhjet president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›