Irak, të paktën gjashtë të vdekur nga aktet e dhunës
BAGDAD- Të paktën gjashtë persona duke përfshirë tre ushtarë dhe një gjyqtar, mbetën të vdekur sot nga sulmet në Irak, bënë të ditur burime zyrtare vendase.
Një autobombë shpërtheu pranë banesës së gjyqtarit në Tikrit, në veri të Bagdadit, duke e vrarë atë dhe duke plagosur rëndë bashkëshorten e tij.
Në kryeqytet, një tjetër shpërthim shkaktoi një të vdekur dhe pesë të plagosur.
Në provincën Nineve, në veri të vendit, tre ushtarë mbetën të vdekur dhe katër të tjerë u plagosën nga shpërthimi i një bombe, rreth 60 kilometra nga Mosuli.
Në jug, shpërthimi i një bombe shkaktoi tre të plagosur.
Persona të armatosur vranë një person tjetër në Kirkuk, në veri të vendit.
(d.b/BalkanWeb)