Lezhë, grabitën 2 persona ngaKosova, policia arreston autorët
LEZHE- Siguria e udhëtimit në Rrugën e Kombit po vihet në pikepyetje. Në një hark kohor prej dy javësh kanë ndodhur tri grabitje me armë, ndërsa policia duket e pafuqishme përballë kësaj situate.
Mëngjesin e së shtunës, dy persona nga Kosova kanë rënë pre e maskave në rrugë, ndërsa policia e ka mbajtur të fshehtë ngjarjen duke e raportuar atë vetëm pas insistimit të mediave.
Në njoftimin e policisë, vetëm pas arrestimit të autorëve, rreth 12 orë pas ngjarjes, konfirmohet lajmi, i cili nuk ishte pranuar gjatë ditës, ndërsa thuhet, se është vënë në pranga në malet e Mirditës njëri prej grabitësve.
Dy autorët e grabitjes së fundit sipas policisë së Lezhës do të hetohen edhe për mundësinë e lidhjes apo implikimit të tyre në grabitjen e dy ulqinakëve po në Rrugën e Kombit apo dhe grabitjen me dhunë në Pukë.
Mungesa e patrullimeve nga ana e policisë së Lezhës në këtë aks rrugor, e ka bërë mjaft të frikshme lëvizjen e mjeteve në orët e vona, duke krijuar panik tek turistët.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)