E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mat, plagoset një 60-vjeçar me motosharrë. Po priste dru me të birin në pyll

MAT-Një 60-vjeçar nga Xibra e Matit është plagosur rëndë me motosharrë, ndërsa priste dru në pyll sëbashku me djalin e tij.

Ngjarja është shënuar para pak minutash në fshatin Ketë. Mësohet se 60-vjeçari i identifikuar si Mehmet Kola ka marrë dëmtime të rënda në trup dhe këmbë, ndërsa është dërguar në Spitalin Ushtarak, në gjendje të rëndë.

Ende nuk dihen rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja ndërsa policia ka nisur hetimet.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›