E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë- Prishja e objekteve pa leje, banori godet me levë inspektorin

sherrrrrrrrrrrrTiranë- Përplasje mes një banori dhe inspektorëve ndërtimor në kryeqytet gjatë pasdites. Aksioni i Inspektoriatit Ndërtimor për prishjen e ndërtimeve pa leje ka degjeneruar në një konflikt mes tyre dhe një banori.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30 pranë shkollës Andon Zako Çajupi në Tiranë në kohën kur inspektorët kanë ndërhyrë në një objekt të planifikuar për prishje pasi zinte hapësirat publike. Njëri nga banorët ka kundërshtuar prishjen e objektit dhe është konfliktuar me fjalë me inspektorin ndërtimor që më pas ka degjeneruar në përplasje fizike mes tyre.

Inspektoria Ndërtimor i Tiranës nëpërmjet një njoftimi për shtyp sqaroi aksionin e prishjes së ndërtimeve pa leje sot pranë shkollës Andon Zako Cajupi.

Inspektoriati Ndërtimor i Bashkisë së Tiranës ka vijuar aksionin e prishjes së ndërtimeve pa leje në Tiranë. Sot Inspektoriati pas shqetësimit të banorëve ka prishur një ndërtim pa leje që cenonte hapësirën publike në afërsi të shkollës Andon Zako Çajupi. Drejtori i Inspektoriatit Ndërtimor ka bërë të ditur se brenda 90 ditëve do të prishen të gjitha ndërtimet pa leje ndërsa subjektet dhe personat që kanë ndërtuar pa leje do të njoftohen 24 orë para ndërmarrjes së aksionit për prishje, citon njoftimi pa përmendur ndonjë incident të mundshëm gjatë këtij aksioni.

Drejtori i Inspektoriatit Ndërtimor Florenc Hoxha ka ripërsëritur thirrjen e tij ndaj qytetarëve të mos ndërtojnë pa leje:

Sot ne po i përgjigjemi thirrjes së qytetarëve, banorëve të këtij pallati, të cilët patën një ankesë të drejtpërdrejtë në Inspektoriatin Urbanistik dhe denoncuan këtë rast abuziv, të një ndërtimi pa leje i cili cenonte hapësirën e përbashkët të këtyre banorëve. Gjej rastin për të ripërsëritur edhe një herë thirrjen qytetarëve dhe banorëve të Tiranës që e vetmja rrugë dhe rruga më e shkurtër për të ndërtuar në qytetin e Tiranës është pajisja e tyre me lejen përkatëse. Pasi nga ana jonë do të marrim të gjitha masat për të goditur objektet informale dhe për ti vendosur ato në kushtet e ligjshmërisë. Ne jemi në vëzhgim të të gjithë territorit, territori është nën mbikëqyrjen tonë dhe ne do të godasim dhe do të parandalojmë çdo veprim antiligjor në lidhje me fushën e ndërtimtarisë -tha Hoxha.

Ndërsa Policia e Tiranës ka reaguar rreth ngjarjes: Po marrim kallzim nga Inpspektoriati i Ndërtimores se është goditur me levë në kokë nga një banor pranë shkollës së mesme Andon Zako Cajupi. Inspektori është dërguar për ekspertim mjeko-ligjor. Ka shenja të dukshme të dhunës së ushtruar ndaj,- tha Policia.

Sipas bluve, banori që ka goditur inspektorin ndodhet në komisariatin numër 4.

Edhe Taulant Balla ka reaguar pas ngjarjes nëpërmjet një postimi në faqen e tij sociale në Facebook duke shkrua:

“Florenci i Lulit rreh nje qytetar

Ne Tirane mire qe nuk ka uje por edhe kur do me hap pompen e ujit te rrahin inspektoret e Lulit. Nje ngjarje e turpshme eshte bere publike sot lidhur me dhunen e papranueshme te ushtruar nga inspektoriati i ndertimit te Lulit te Saliut.

Gjoja ne emer te prishjes se ndertimeve pa leje, Florenc Hoxha vazhdon te sillet rrugacerisht ne rruget e Tiranes. Ne fakt ky person Florenc Hoxha eshte edhe sekseri kryesor i ndertimeve pa leje ne Tirane. Jane te shumte qytetaret qe deshmojne per ryshfete te paguara kundrejt tij dhe kunatit, me qellim lejimin e ndertimeve pa leje.

Askush ne Shqiperi nuk ka te drejte te dhunoje qytetaret. Ne raste kundravajtjesh, Ligji eshte i qarte per ndershkimet. Por Ligji nuk eshte dhune dhe rrugaceri.

Qytetaret qe dhunohen nga punonjes shteti duhet te denoncojne dhunuesit. Edhe per rastin e sotem, i bej thirrje qytetarit te denoncoje ne Prokurori dhunuesit e Florenc Hoxhes”,- shkruan Balla.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›