Pas humbjes me Birmingamin Abramovici i kthen shpinen Ancelotit
Mes Roman Abramovicit dhe Karlo Ancelotit marredheniet jane gjithmone e me te acarta. Burime prane presidentit te Celsit i cili ka urdheruar nderprerjen e negociatave te rinovimit me trajnerin italian bejne me dije se manjati rus nuk e konsideron me teknikun italian si trajner te Celsit. Shtypi vendes ka vene ne dyshim qendrimin e Ancelotit ne Stamford Bridge pas shkarkimit pa paralajmerim te ndihmesit te tij Rei Uilkins 13 dite me pare. Humbja e thelle 3-0 brenda me Sanderlendin ishte presioni i pare qe i behej ish-takticienit te Milanit qe kur ai kaloi nga Milano ne Londer qershorin e 2009-es. Burimet prane presidences blu pohojne per te perditshmen britanike Mirror se miliarderi rus ka nisur te nderhyje ne ceshtjet teknike te skuadres dicka qe nuk ka ndodhur me pare. Roman ka nisur te shprehe hapur ne ambientet e klubit se nuk eshte i kenaqur me paraqitjet e fundit te kampioneve. 51-vjecarit kjo nderhyrje qe e ka provuar si eksperience edhe kur ishte ne drejtimin e stolit te Milanit nga presidenti Silvio Berluskoni nuk po i pelqen aspak dhe per here te pare pranoi publikisht i revoltuar se ai nuk ishte pyetur per largimin e zv/trajnerit Uilkins. Ky i fundit ishte shume prane shkarkimit pas humbjes ndaj Interit ne Ligen e Kampioneve sezonin e shkuar por gjithcka u harrua pasi Celsi siguroi per here te pare gjate historise se klubit titullin e dyfishte te kampionatit dhe kupes. Ancelotit i mbeten edhe 18 muaj deri ne perfundim te kontrates 3-vjecare. Pasi fitoi Premier Ligen dhe Kupen FA ne sezonin e pare ne Londer pritej qe kontrata e tij te shtyhej dhe me dy vjet te tjera. Fillimisht Karlo e pranoi publikisht deshiren per te qendruar perjetesisht ne Angli. Por pas deshtimit te fundit me Birmingemin Abramovic ka lsquongrire cdo bisedim. Jo cuditerisht Anceloti foli pak dite me pare se do ti pelqente nje rikthim i mundshem ne Itali me klubin e Romes me te cilin ka luajtur si futbollist jo pak por 8 vjet 1979-87. Ai pranoi gjithashtu se nuk i kishte pelqyer emerimi i zv/trajnerit te ri Emenalo. Ky i fundit ka qene pjese e rrjetit te agjenteve te klubit dhe pergatiste dosjet per kundershtaret e radhes.