Çekia filloi periudhën e zisë për Havelin

Ish presidenti çek vdiq të dielën, në moshën 75 vjeçare.
Dramaturgu dhe disidenti ka udhëhequr paqësisht “Revolucionin e Kadifenjtë” në vitin 1989, i cili i dha fund dekadave të regjimit komunist në Çekosllovakinë e atëhershme.
Liderë botërore kanë shfaqur respekt për Havelin, shumë nga të cilët e kanë quajtur figurë kryesore historike të shekullit 20.
Haveli do të varroset në një funeral shtetëror në Pragë të premten, ku pritet të marrin pjesë shumë liderë botërorë, në mesin e të cilëve edhe sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton.
Mijëra çekë iu bashkuan marshit solemn nëpër rrugët e Pragës, për të nderuar Havelin.
Arkivoli me trupin e tij u transportua për në Kështjellën e Pragës me një karroce kuajsh, e cila ishte përdorur në vitin 1937 në funeralin e presidentit të parë çekosllovak, Tomas Masarik.
Në Kështjellën e Pragës, trupi i Havelit do të qëndrojë deri të premten, ditën kur edhe mbahet funerali shtetëror.
Mijëra njerëz kanë pritur me orë të tëra, për të shfaqur respektin para arkivolit të Havelit.