AK: Popullsia më e madhe në rajon, INSTAT nxori të kundërtën
TIRANË- Aleanca Kuq e Zi ka reaguar për të dhënat paraprake të Censusit, publikuar sot gjatë një konference nga ana e INSTAT.
Sipas AK, me të dhënat e publikuara janë përmbushur dëshirat e Greqisë dhe Serbisë.
“Shqiptarët janë popullsia më e lartë në rajon me rreth 10 milionë banorë, ndërsa INSTAT nxori të kundërtën. Këto të dhëna dëmtojnë interesat e shqiptarëve”, thuhet në reagimin e Aleancës.