Irak,gazetari qëllon Bushin me këpucë

Një gazetar irakian ka hedhur të dyja këpucët në drejtim të presidentit të Shteteve të Bashkuara Xhorxh Bush gjatë konferencës së tij për media me kryeministrin e Irakut Nuri Al Maliki. Gazetari irakian, reporter i një stacioni televiziv, e quajti Bushin "qen" dhe hodhi të dyja këpucët në drejtim të tij. Presidenti Bush i cili u përkul duke menjanuar goditjen nga këpucët tha se nuk është ndjerë i kërcënuar nga incidenti "Më lejoni të flas për personin që gjuajti këpucët. Është një mënyrë për të arritur vëmendje. Është sikur të shkosh në një tubim politik dhe të bërtasësh për vetveten" ka thënë Bush. Gazetari i cili hodhi këpucët në drejtim të presidentit Bush u largua nga dhoma nga stafi i sigurisë i presidentit. Gazetarët tjera irakian i kërkuan falje presidentit Bush.