E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irakianët do të paguajnë për torturat e Sadam Hyseinit

Ligjëvënësit irakian e kanë aprovuar sot shumën prej 450 milion dollarëve për t`iu paguar disa banorëve të SHBA-ve të cilët pretendojnë se janë abuzuar nga regjimi i Sadam Hysenit gjatë luftës së gjirit në vitin 1990 – 1991.

Pjesëtarët e një grupi parlamentar që janë lojal ndaj klerikut anti-amerikan, Moktada Al Sadr, kanë dale jashtë nga parlamenti kur filloi votimi.

Kabineti i kryeministrit, Nuri al Maliki, e kishte aprovuar planin e kompensimit në shtator pasi Bagdadi dhe Uashingtoni arritën një marrëveshje që do t`i jepte fund viteve të betejave ligjore të amerikanëve që kanë thënë se janë torturuar apo janë përdorur si mburojë njerëzore që të pengojë sulmet e koalicionit gjatë pushtimit të Kuvajtit që i bëri regjimi i Sadam Hysenit.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›