E Shtunë, 31 Tetor 2026

Iraklis: Grumbullohen Fortuzi, Lila, Kolici, por Kraja perseri jashte

Nga Greqia, Kastriot Gjini
Skuadra e Iraklisit te Selanikut, do te kete ne perberjen e saj 3 shqiptare ne grupin qe do te perballohet kete fundjave ne ndeshjen e rradhes me skuadren e Korfuzit. Kesaj kolonie shqiptare do ti mungoje mbrojtesi i ri i kesaj skuadre Ervis Kraja i cili edhe per nje here tjeter nuk eshte grumbulluar nga trajneri Jovanovic. Ndryshimi eshte se kete rradhe eshte grumbulluar portieri i ri i shpresave ton, Enea Kolici, i cili ka shume mundesi te aktivizoheet, pasi portieri i pare i Iraklisit eshte i demtuar. Gjithashtu jane grumbulluar dhe 2 shqiptaret e tjere, Andi Lila i cili pritet te jete titullar dhe Fortuzi i cili mund te aktivizohet disa minuta. Ne rast fitorje, Irklis mund te kete shpresa per qendrimin ne superligen greke, por ne rast humbjeje skuadra e 4 shqiptare humb shpresat dhe matamatikisht per mbijetese. Nese Iraklis bien ne kategorine e dyte greke, Lila dhe Kragia dalin automatikisht lojtare te lire, ndersa Fortuzit i mbaron kontrata ne qershor dhe mesa duket duhet te kerkoje nje strehe tjeter per sezonin e ardhshem.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›