Mourinjo: “13 bosa të lidhur me Çelsin”

ASA (Albania Sport Agency)- Bosi i Celsit, Hoze Mourinjo, pretendoi se puna e tij nuk është më e lehtë për shkak të rrymave së menaxherëve të lidhur me "gjahtarët e katërfishtë", sic i konsideron ai.
Kohët e fundit spekulimet kanë qenë konstante në lidhje me të ardhmen e portugezit 44-vjecar në "Stamford Brixh", edhe pse kontrata e firmosur prej tij skadon në vitin 2010.
Mourinjo, që është lidhur me një lëvizje të mundshme drejt gjigantëve spanjollë të Realit të Madridit, tha: "Është shumë e vështirë të punosh dhe të marrësh rezultat me një ekip që nuk ka paqe. Te Mancester Junaitid ka qetësi; Arsenali nuk ka asgjë për të fituar këtë vit, por dhe atje mbretëron paqja dhe pa asnjë dyshim për të ardhmen. E njëjta mund të thuhet edhe për Liverpulin, i cili ka pronarë të rinj dhe gjithkush flet për të ardhmen e tyre në terma pozitive, duke u fokusuar në shumën e parave që duhet të ketë Benitez për të përforcuar ekipin".
"Në kontrast, unë kalkulova numrin e trajnerëve që janë listuar si trajnerët e mundshëm të Celsit, për sezonin e ardhshëm. Ka arritur në 13. Emri i fundit ishte Mark Hjuxh, i përfokur javën e kaluar", - shton portugezi. Me gjithë marrëdhëniet e tij me pronarin Roman Abramovic, të cilat janë tendosur shpeshherë gjatë këtij sezoni, Mourinjo hodhi poshtë zërat për një lëvizje të tij drejt Madridit gjatë verës. "Unë nuk dëshiroj që emri im të lidhet me Madridin apo me ndonjë klub tjetër, pasi dua të qëndroj te Celsi. Unë kam kontratë deri në vitin 2010 dhe dëshiroj ta plotësoj atë".
Futbollisti nigerian, Xhon Obi Mikel, beson se Celsi mund të arrijë atë që asnjë klub nuk e ka bërë më parë, fitimin e katër trofeve brenda një sezoni. Londinezët perëndimorë kanë ngritur tashmë trofeun e "Carling Cup" (Kupës së Ligës), ndërsa reduktuan deficitin në -3 pikë me Mancester Junaitid në Premiership. Hoze Mourinjo gjithashtu e rreshtoi ekipin e tij në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve dhe të Kupës së Federatës Angleze ("FA Cup"). "Blutë" do të përballen me Bllekbërn në katërshen e fundit për Kupën e Federatës dhe Mikel pretendon se ai i ka të gjitha shanset për të qenë në finale.
Shuster: "Mourinjo, tekniku i Realit"
Bernd Schuster, trajneri i Getafes, siguroi se Hoze Mourinjo do të fitojë betejën për të trajnuar Realin e Madridit dhe kjo ka shumë gjasa të ndodhë, sipas gjermanit. Shuster përgënjeshtroi edhe lajmet, sipas së cilave ai kishte firmosur një paramarrëveshje: "Nuk kam firmosur asgjë. Nuk kuptoj se si një agjenci lajmesh gjermane mund të dijë më shumë se ne që jemi këtu".
Ambasadori kuvajtian, mik i Moratit
Stërvitja e djeshme e Interit në kompleksin "Anxhelo Morati" pati edhe një vizitor të vecantë, ambasadorin e Kuvajtit në Madrid, Adil H. Al-Ayyar. Diplomati, dikur konsull në Itali, është një tifoz i madh i Interit dhe mik personal i familjes Morati. Al-Ayyar u përshëndet me trajnerin Robert Mancini dhe me gjithë lojtarët zikaltër, me të cilët bëri dhe fotot e rastit. Në stërvitje me grupin u bashkua dhe sulmuesi Ibrahimovic.
Poloni, ndëshkohen dy klube për korrupsion
Ashtu si në Itali, edhe në Poloni shpërtheu një skandal në lidhjet me rastet e korrupsionit në botën e futbollit që solli edhe ndëshkime të mëdha. Dy skuadra të kategorisë A polake, Arka Gdynia dhe Gornik Lczna, u rrëzuan për shkak të korrupsionit respektivisht në kategorinë e dytë dhe të tretë. Edhe dy klube të Kategorisë së Dytë, Kszo Ostrowec, u ndëshkuan duke u rrëzuar në kategorinë e tretë. Hetimi zgjati dy vjet dhe në hetim ishin 60 persona, midis tyre edhe disa arbitra e një zyrtar.