Partizani-Besa, intriga “Lika” në mes

Nga Dash Frashëri
ASA (Albania Sport Agency) - Trajneri i Partizanit, Hasan Lika, do të përjetojë emocione diametralisht të kundërta kur të përballet të shtunën në kryeqytet me ish-ekipin e tij, Besën e Kavajës (stadiumi "Selman Stermasi", ora 15:00) në ndeshjen e vlefshme për javën e 27 të Kategorisë Superiore, takim që do të drejtohet nga Aranit Lulaj, më ndihmës Emiliano Bicakun e Pajtim Goxhajt. DORËHEQJA- Historia e Likës, ish-trajner edhe i Teutës, Lushnjës e Kombëtares U-21, lidhet ngushtësisht me këto dy ekipe, pasi ishte humbja (0-2) e Besës me Partizanin në fushën neutrale të "Niko Dovanës", që provokoi edhe dorëheqjen e trajnerit të njohur nga bankina kavajase, të cilën e mori në dorëzim, më 12 korrik 2006, pasi kishte shërbyer disa muaj në urdhrat e presidentit Bizhdilit, në rolin e drejtorit Teknik. Dy gola, një sulmuesit Arber Abilaliaj dhe tjetri i mesfushorit Sokol Bulkut, në fundin e cdo pjese, i shkaktuan humbjen e dytë rresht në katër ndeshjet e para të Besës së investimeve të mëdha. RIKTHIMI- Faza e dytë e gjeti Likën në krye të formacionit të kuq, si pasues i Neptun Bajkos të vetëlarguar. Në përballjen e dytë sezonale, në javën e 15 (më 8 dhjetor 2006), Partizani e Besa prodhuan një rezultat të bardhë 0-0. Tashmë pas 26 javësh kampionat, Partizani, që vjen pas katër fitoresh rresht në fazën e tretë, ndodhet në vendin e tretë me tetë pikë më shumë se Besa e vendit të pestë. Besa është larg vendit që të con minimalisht në Kupën Intertoto, pasi për vendet 2-3 luftojnë tri ekipe që kanë 8-9 më shumë se skuadra e Vasil Bicit. Të kuqtë vinë në sfidën me kavajasit pas fitores së rëndësishme në transfertë me Dinamon (0-2) në javën e 26. Formacioni i Vasil Bicit gjithashtu fitoi (2-1) të shtunën e kaluar me Apoloninë e vendit të fundit. KRYQËZIMI-Të mërkurën e kaluar, dy ekipet u përballën me kundërshtarët e tyre në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë dhe të dyja ekipet arritën barazime në transfertë: Partizani barazoi 0-0 me Teutën në Durrës, ndërsa Besa barazoi 3-3 me Shkumbinin në Peqin. Të dyja formacionet shihen si favorite për të kaluar në finalen e 26 majit dhe ndoshta për të dyja skuadrat do të ketë dhe herë të katërt. PIKANTET- Sfidat midis këtyre dy ekipeve kanë prodhuar edhe rezultate të bujshme dhe intriguese, boll të kujtojmë atë fitore 5-4 të Besës në "Selman Stërmasi", në ndeshjen e fundit të sezonit 2002-2003. Një tjetër 90-minutësh i sezonit 2003-2004, prodhoi 7 gola në Kavajë, ku Partizani mik fitoi 4-3, ku po në ndeshjen tjetër të këtij sezoni të kuqtë fituan në stadiumin "Besa" me rezultatin 3-2. Gjithsesi Besa fitoi sezonin 2005-2006 me rezultatin 4-1, teksa Partizani iu kundërpërgjigj në Tiranë me një fitore 3-1. TAKIMET PARTIZANI-BESA, sezoni 2006-2007 Faza e parë, java 4, 24 shtator 2006 Besa-Partizani 0-2, në Durrës Arbër Abilaliaj 43', Sokol Bulku 90' Faza e dytë, java 15, 8 dhjetor 2006 Partizani-Besa 0-0, në "Qemal Stafa" Faza e tretë, java 27, 14 prill 2007 Partizani-Besa ora 15:00 Gjyqtarë: Lulaj, Bicaku, Goxhaj Ndeshjet në pesë sezonet e fundit Sezoni 2006-2007 Partizani-Besa 0-0 Besa-Partizani 0-2 Sezoni 2005-2006 Partizani-Besa 3-1 Besa-Partizani 2-1 Partizani-Besa 1-1 Besa-Partizani 4-1 Sezoni 2003-2004 Besa-Partizani 3-4 Partizani-Besa 1-0 Besa-Partizani 2-3 Partizani-Besa 3-1 Sezoni 2002-2003 Partizani-Besa 4-5 Besa-Partizani 2-2 Bilanci: 12 ndeshje; 6 fitore Partizani, 3 barazime, 3 fitore Besa. Golat: 25-21 Kategoria Superiore Java 27: Ndeshjet dhe gjyqtarët APOLONIA-LUFTËTARI Shkëlqim Guce, Labian Mustafaraj, Alfred Lamce PARTIZANI-BESA Aranit Lulaj, Emiliano Bicaku, Pajtim Goxhaj TEUTA-DINAMO Lorenc Jemini, Agim Guce, Melis Dervishi TIRANA-FLAMURTARI Mentor Sopjani, Sokol Avdo, Denis Rexha VLLAZNIA-ELBASANI Tanush Latifi, Devis Koreshi, Fatmir Elezi SHKUMBINI-KASTRIOTI Evis Peza, Ergin Doda, Gerald Qirici Ndeshjet fillojnë në orën 15:00 Superliga 1.Tirana 56 2.Vllaznia 49 3.Partizani 48 4.Teuta 48 5.Besa 40 6.Elbasani 36 7.Dinamo 35 8.Flamurtari 28 9.Kastrioti 26 10.Shkumbini 25 11.Luftëtari 23 12.Apolonia 19