Spanja i kërkon Izraelit ndërprerjen e sulmeve
Madrid -Spanja i kërkoi Izraelit ndërprerjen e ofensivës tokësore në Rripin e Gazës, bëri të ditur një zëdhënës i Ministrisë spanjolle të Punëve të Jashtme nga agjencia spanjolle e lajmeve ''Europa Press''. ''Ministri spanjoll i Punëve të Jashtme, Miguel Angel Moratinos, ish-i dërguari special i BE-së në Lindjen e Mesme i kërkoi Hamasit të ndalojë hedhjen e raketave dhe Izraelit t'i japë fund ofensivës tokësore'', deklaroi zëdhënësi i Ministrisë spanjolle të Punëve të Jashtme.