E Shtunë, 31 Tetor 2026

Izraeli pushon Rripin e Gazës

Gaza-Tanket izraelite dhe trupat ushtarake kanë hyrë në rrugë tokësore, duke pushtuar qytetin palestinez të Rripit të Gazas, ndërkohë që sulmet ajrore janë të pranishme vazhdimisht duke lënë qindra të vdekur, mijëra të plagosur dhe qindra banesa të shembura. Media njofton se luftime të ashpra vazhdojnë në pjesën më të madhe të Gazës. Izraeli u ka bërë thirrje rezervistëve t’u bashkohen radhëve të ushtrisë.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të zhvillojë të shtunën një mbledhje emergjente për të diskutuar shkallëzimin e dhunës. Tanket dhe trupat izraelite filluan të hyjnë në Rripin e Gazës mbrëmë pas rënies së errësirës. Në një fjalim televiziv, ministri i mbrojtjes Ehud Barak shpjegoi misionin e tyre.

Zyrtarët izraelitë e kanë bërë të qartë, se duan të ulin në mënyrë domethënëse aftësinë e Hamasit për të vazhduar të hedhë raketa në Izraelin jugor. Një operacion tokësor pritej dhe ndodhi ndërkohë që sulmet ajrore izraelite hynë në javën e tyre të dytë. Ehud Barak tha se Izraeli i ka peshuar mirë të gjitha mundësitë e veta.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›