Iraku hap ofertat për naftë dhe gaz

Iraku ka hapur raundin e katërt të ofertave të kontratave për naftë dhe gaz natyral me dhjetëra kompani me shpresën që të sigurojë të drejta për zhvillimin e sektorit të energjisë në këtë shtet.
Për dallim nga tre tenderat e mëparshëm që u mbajtën që nga viti 2003 e që u ofronte firmave të huaja rritjen e prodhimit për komplekset ekzistuese të naftës dhe gazit, tenderi i ri është shpallur për 12 kompani të pazhvilluara.
Në garë thuhet se janë regjistruar, deri më tani, 47 kompani të cilat do të bëjnë ofertat e tyre gjatë ditës së sotme dhe të nesërme.