E Diel, 1 Nëntor 2026

Japonia dëbon ambasadorin sirian

Japonia i ka kërkuar ambasadorit sirian në Tokio të largohet nga vendi për shkak të shqetësimeve lidhur me dhunën kundër civilëve në këtë shtet.

Ministri i jashtëm japonez, Koiçiro Genba, njoftoi se urdhri t`i jetë njoftohet sot ambasadorit të Sirisë.

Më shumë se 100 persona u masakruan javën e kaluar duke shtyrë shtetet perëndimore që t`i dëbojnë diplomatët sirianë nga vendet e tyre si shenjë e koordinuar e protestës ndaj veprimeve të regjimit të presidentit sirian, Bashar Al Asad.

Japonia, megjithatë, thuhet se do të vazhdojë t`i mbajë raportet diplomatike me Sirinë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›