Iraku i shqetësuar për paqëndrueshmërinë e Iranit
Tokio- Edhe Iraku është i shqetësuar rreth paqëndrueshmërisë së Iranit, që po përjeton trazira si pasojë e zgjedhjeve të diskutueshme presidenciale, megjithatë ai respekton vendimet e Iranit, deklaroi ministri i Jashtëm i Irakut, Hoshiyar Zebari.
"Paqëndrueshmëria e Iranit është shqetësuese për ne", deklaroi ministri i Jashtëm i Irakut. "Ne si irakianë respektojmë vullnetin e popullit iranian dhe respektojmë sistemin e tyre politik dhe nuk mund të gjykojmë për zgjedhjet e tyre'', shtoi ai.
Irani është duke përjetuar trazirat më të mëdha që nga Revolucioni Islamik i 1979-s, tani që protestuesit e opozitës kanë dalë në rrugë në një sfidë të rrallë ndaj autoriteteve pas zgjedhjeve presidenciale.
Irani dhe Iraku patën një luftë në vitin 1980, por që prej rrëzimit të Saddam Husseinit marrëdhëniet mes Irakut dhe Iranit janë përmirësuar. Por, prania e trupave të SHBA-së në Irak përbën një burim tensioni me Teheranin.