Mediu ndalet në Kukës
Kukës -Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu është ndalur në Kukës, nga ku ka prezantuar kandidatët për deputetë të kësaj partie për këtë qark. Mediu, pasi ka vlerësuar kandidatët për deputet Qamil Cenalia, Shefqet Elezi dhe Anila Cena, si figura me integritet moral, e ka cilësuar Kukësin si një bastion të së djathtës.
"Do të vazhdojmë të ecim përpara. Pas hyrjes në NATO, tashmë objektivi ynë, është liberalizimi i vizave dhe hyrja në BE" tha Mediu, duke shtuar se "për 4 vjet ne arritëm të ndërtojmë vizionin tonë të së ardhmes, që është besimi te Zoti e te liria". Në fjalën e tij, Mediu është ndalur në reformat e thella dhe investimet e mëdha të ndërmarra nga qeveria e djathtë në katër vjet, duke veçuar rrugën Durrës-Kukës e cila sipas tij, "është një koridor që do të mundësojë krijimin e një tregu rajonal".