Iraku ka blerë armë nga Rusia

Iraku ka nënshkruar kontrata për blerjen e armëve nga Rusia, në vlerë prej më shumë se 4.2 miliardë dollarësh.
Ky konstatim bazohet në një dokument të publikuar sot nga qeveria ruse, gjatë një takimi ndërmjet kryeministrit rus, Dimitri Medvedev dhe homologut të tij irakian, Nuri al-Maliki.
Dokumenti tregon se kontratat janë nënshkruar gjatë vizitave në Rusi nga shefi i mbrojtjes së Irakut në muajt prill, korrik dhe gusht por nuk jep detaje të tjera.