E Diel, 1 Nëntor 2026

Iran, Ahmadinexhadi humb në balotazh

Rezultatet finale të balotazhit të së premtes në Iran tregojnë se kundërshtarët e presidentit Mahmud Ahmadinexhad kanë fituar shumicën e vendeve në Parlament.

Mediat iraniane raportojnë se rivalët e tij kanë fituar 41 vende në Parlament, ndërsa mbështetësit e tij vetëm 13. Në balotazhin zgjedhor, të kontestuara kanë qenë 65 vende. Njëmbëdhjetë prej tyre i kanë siguruar të pavarurit.

Raundi i parë i votimeve, që është zhvilluar në muajin mars, u ka dhënë rivalëve të Ahmadinexhadit shumicën në Parlamentin 290-anëtarësh.

Parlamenti në Iran nuk ka kontroll të drejtpërdrejtë mbi çështjet e rëndësishme politike, siç është programi bërthamor i këtij vendi, por mund të ndikojë në garën për pasardhësin e Ahmadinexhadit në 2013-ën.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›