SHBA, gjyqi për organizatorët e 11 shtatorit

Gjykata ushtarake në Guantanamo, e ngarkuar me gjykimin e pesë të dyshuarve si organizatorë kryesorë të 11 shtatorit 2001, u godit nga disa disa çrregullime dhe vonesa në seancën e saj hapëse.
Khalid Sheikh Mohammed dhe katër të dyshuarit e tjerë refuzuan që të përgjigjeshin gjatë nëntë orëve të marrjes në pyetje.
Njëri prej tyre, në një koment agresiv, deklaroi se ishte i bindur që Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t’i vrisnin përpara fillimit të çështjes.
Të pyetur nëse konsideroheshin fajtorë apo të pafajshëm për akuzat e vrasjes dhe terrorizmit, asnjëri prej të dyshuarve nuk u përgjigj. Megjithatë, Khalid Sheikh Mohammed ka marrë më parë përsipër përgjegjësinë për planifikimin e sulmit.
Të pestë burrat, të akuzuar si organizatorë të sulmit që i mori jetën 2 976 personave, rrezikojnë dënimin me vdekje.
Të dyshuarit po gjykohen nga një gjykatë ushtarake, pasi një tentativë për t`i tranferuar në SHBA për t`u përballur me një gjykatë të zakonshme dështoi në vitin 2009, si pasojë e kundërvënies së Kongresit.