E Shtunë, 31 Tetor 2026

Iran-Kanada: Përplasje për ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike

Gazeta Shqip

Irani ka kritikuar rëndë Kanadanë për ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike. Nga ana tjetër, Kanadaja tha se ky veprim është ndërmarrë për të protestuar kundër asaj që ky vend e sheh si ndihmë ushtarake iraniane për regjimin e Presidentit të Sirisë, Bashar al-Asad. Por edhe për shkak të refuzimit të Iranit për të respektuar rezolutat e OKB-së për programin atomik dhe për shkak të kërcënimeve të rregullta të liderëve iranianë kundër ekzistimit të Izraelit. Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Iranit e ka akuzuar Kanadanë se është nën ndikim të regjimit sionist, që nënkupton Izraelin. Ai ka paralajmëruar përgjigjen e duhur ndaj vendimit të Kanadasë për mbylljen e Ambasadës së saj në Teheran dhe për dëbimin e diplomatëve iranianë nga Otava.

Iran-Kanada: Përplasje për ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›