Tërmet në Kinë, 50 njerëz të vdekur dhe 150 të plagosur
Dy lëkundje të forta sizmike kanë goditur dje Kinën jugperëndimore, duke shkaktuar të paktën 50 viktima. Sipas autoriteteve, mbi 150 persona të tjerë u plagosën pas lëkundjeve prej 5.6 ballësh në shkallën Rihter. Agjencia shtetërore e lajmeve, Xinhua, ka raportuar se tërmetet u ndien në kufirin mes dy provincave, Junan dhe Guizhou, duke shkaktuar rrëshqitje dheu në terrenet e tyre malore. Si pasojë, rreth 20 mijë shtëpi u shkatërruan. Zëdhënësi i Byrosë për sektorin e Sizmologjisë në Kinë, Zhang Junvei, tha për AP se pjesa më e madhe e viktimave ishin nga kontoja Jiliang, në provincës Junan.