E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashkimi Europian kërkon më shumë sanksione për Sirinë

Gazeta Shqip

Ministrat e 27 shteteve anëtare të BE-së kanë kërkuar forcimin e masave kundër regjimit të Asad-it

Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Europian janë pajtuar sot për nevojën e forcimit të sanksioneve kundër regjimit të Presidentit të Sirisë, Bashar al-Asad. Ministrat e 27 shteteve anëtare, në takimin në Pafos të Qipros, kanë kërkuar që shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kethrin Eshton, të përgatisë një rend të ri të masave deri në muajin tetor. Rato Kozakou-Markoullis, ministre e Jashtme e Qipros, tha se ministrat janë pajtuar për nevojën e rritjes së ndihmës humanitare për viktimat e dhunës në Siri. Aktualisht, Qiproja kryeson presidencën e radhës së Bashkimit Europian. Sipas Observatorit për të Drejtat e Njeriut me seli në Londër, në konfliktin në Siri, i cili filloi në mes të muajit mars të vitit të kaluar, janë vrarë më se 26 mijë vetë. Shumica e të vrarëve ishin civilë.

Bashkimi Europian kërkon më shumë sanksione për Sirinë burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›