E Diel, 1 Nëntor 2026

Iran, Parlamenti vazhdon të kundërshtoj Ahmedinexhadin

Parlamenti iranian vijon të kundërshtojë presidentin Mahmud Ahmedinjexhad ndërsa sot nuk ka pranuar edhe propozimin e tij për emërimin e ministrit të sportit.

Një agjenci e lajmeve ka raportuar se mbi 55 % e deputetëve e kanë hedhur poshtë kandidaturën e 43 vjeçarit, Hamid Sajadi, ish kampion i vrapimit në Azi gjatë viteve të 90 dhe zëvendës udhëheqës i organizatës së sportit të Iranit.

Kjo lëvizje ka qenë edhe një sinjal kundërshtimi për presidentin e Iranit nga parlamenti i këtij vendi.

Ahmedinexhadi i kishte bërë kerkesë të veçantë parlamentit që të aprovojë kandidaturën e tij për ministër të sportit pasi e ka konsideruar me interes kombëtar për Iranin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›