Obama publikon nesër planin e tërheqjes nga Afganistani
Presidenti i SHBA-së, Barak Obama, do ta paraqesë nesër planin e tij për fillimin e largimit të trupave amerikane nga Afganistani.
Obama pritet që të bëjë publik planin në fjalë për rikthimin e trupave në Amerikë, gjatë muajit korrik, si pjesë e një tërheqje që ka për qëllim t`i jap më shumë përgjegjësi afganëve për sigurinë e tyre.
Ndërkohë, presidenti ende është duke u përballur me presionin në rritje në Kongres për tërheqjen e trupave amerikane nga Afganistani.