Kairo: Protestuesit nuk lëshojnë sheshin Tahrir

Mijëra protestues vazhdojnë të mbeten në sheshin Tahrir (Liria) në Kairo, përkundër hapave të qeverisë për t`u dhënë fund protestave.
Protestuesit kërkojnë largimin e menjëhershëm të presidentit Hosni Mubarak.
Për t`i ndalur humbjet ekonomike që vlerësohen mbi 300 milionë dollarë në ditë, qeveria ka premtuar koncesione, përfshirë reforma kushtetuese.
Bankat janë rihapur por shkollat dhe bursa vazhdojnë të mbeten të mbyllura.