Iran, arrestohen 5 reporterë të BBC-së

Mediat shtetërore të Iranit sot kanë raportuar se pesë iranianë, që punonin për shërbimin televiziv në gjuhën farsi të BBC-së, janë arrestuar.
Ata ishin arrestuar të shtunën, teksa ishin duke punuar për një emision dokumentar pa autorizim nga departamenti i shypit të jashtëm të ministrisë së kulturës.
Ministri Mohamad Hoseini ka konfirmuar arrestimet dhe tha se shërbimi i inteligjencës së shpejti do të japë më tepër detaje.
Shërbimi i BBC-së në gjuhën farsi është i ndaluar në Iran, por ai mund të ndiqet përmes satelitit.
Qeveria e akuzon atë se transmeton raporte negative për Iranin dhe se po nxit kryengritje.