E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadori gjerman kontrollon situatën në urën e lumit Ibër

Ambasadori gjerman në Kosovë ka qëndruar sot në urën e lumit Ibër për të parë nga afër zhvillimet në veri të Kosovës.
 

Ndërkohë KFOR-i po vazhdon me kontrolle të detajuara në shumë pjesë në veri të Kosovës. Forcat e KFOR-it kanë arritur të largojnë mëngjesin e sotëm një numër të madh të serbëve nga fshati i banuar me shqiptar, Çabër.
 

Makinat dhe njerëzit po kontrollohen në rrugën që të çon nga Mitrovica në drejtim të Zubin Potokut.
 

Ndërkohë veriu mbetet i kontrolluar tërësisht nga strukturat paralele që po i mbajnë të bllokuara rrugët kryesore.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›