E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, KFOR-i kontrollon rrugët në Zubin-Potok

Pjesëtarët e KFOR-it duke filluar nga dita e sotme do të kontrollojnë me detaje të gjithë udhëtarët dhe automjetet të cilat  udhëtojnë nga veriu i Mitrovicës drejt Zubin-Potokut.

Ata kanë vendosur një pikë kontrolli pranë fshatit të banuar me shqiptarë, Çabër, ku sot në mëngjes janë mbledhur një numër i madh serbësh.

“Serbët kanë frikë se edhe kjo rrugë do të bllokohet dhe ata do të ndahen nga Mitrovica, ku shumë nga ata shkojnë në shkollë dhe punojnë”, transmetojnë mediat e Beogradit.

Në këtë rajon rrugët janë të bllokuara në shumë vende nga serbët, e më shumë në Zupç në rrugën që e lidh Zubin-Potokun me jugun e Mitrovicës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›