E Diel, 1 Nëntor 2026

Maqedoni, dorëzohen 21 lista kandidatësh për zgjedhjet

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoni raporton se deri dje në mesnatë, janë dorëzuar 21 lista me kandidatë për deputetë për zgjedhjet e parakohshme të 5 qershorit.
 

Përfaqësues të KSHZ-së bëjnë me dije se vetëm një listë është nga një grupim qytetar, ndërsa 20 janë lista me kandidatë të partive politike.
Sipas KSHZ-së, numri më i madh i kërkesave për votuesit nga diaspora për të votuar kanë ardhur nga njësia zgjedhore numër 8 nga Europa dhe Afrika, ku numërohen 4.500 kërkesa.
 

Në ditët në vijim pritet një shifër më e saktë e votuesve nga diaspora, ndërsa listat e zgjedhësve në Maqedoni sipas KSHZ-së nuk kanë krijuar probleme, pasi regjistrimet janë bërë të sakta.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›