Bosnjë, komiteti mysliman zgjedh Myftiun e Madh

Zgjidhet lideri i ri shpirtëror, i njohur edhe si Myftiu i Madh në Bosnje. Komuniteti mysliman ka zgjedhur të hënën liderin e ri shpirtëror. Husein Kavazoviç do të zëvendësojë klerikun Mustafa Ceriç, i cili ka dhënë dorëheqje këtë verë, pas përfundimit të dy mandateve.
Kavazoviç ka qenë myfti i rajonit të Tuzllës nga viti 1992. Ai shihet si një udhëheqës i moderuar fetar, i angazhuar për përmirësimin e marrëdhënieve ndërmjet tre grupeve më të mëdha etno-fetare të Bonjës, boshnjakëve myslimanë, kroatëve katolikë dhe serbëve ortodoksë.
Ai mbahet mend për deklaratën e bërë pas Masakrës së Srebrenicës, e cila u bënte thirrje myslimanëve të mos hakmerren.
Në masakrën e vitit 1995, forcat serbe të Bosnjës kanë vrarë rreth 8.000 burra dhe djem myslimanë.