E Diel, 1 Nëntor 2026

Iran, autoritetet nuk dorëzojnë trupat e vrarë të protestuesve: Tu bëjmë autopsinë

Teheran, 29 dhjetor, NOA Një debat të vërtetë ka ngjallur në Iran ditët e fundit çështja e mosdorëzimit prej zyrtarëve të trupave të demonstruesve të vrarë gjatë protestave të fundit. Bëhet me dije se autoritetet iraniane tani për tani nuk pranojnë të dorëzojnë për varrim kufomat e pesë demonstruesve të opozitës, pasi sipas tyre më parë duhet të kryhet autopsia e tyre.

Bëhet fjalë edhe për kufomën e një nipi të liderit të opozitës Mir Hosein Musavi, i cili gjithashtu u vra nga forcat policore gjatë protestës së fundit, e cila u zhvillua në ditën e Hashures në Iran. Ndërkaq, sipas opozitës përmes autopsisë autoritetet duan të evitojnë që ceremonia e varrimit të viktimave të kthehet në tubim të ri të opozitës. Ai më i fundit u zhvillua para pak ditësh ku si pasojë e përleshjeve të ashpra u vranë të paktën tetë vetë. n.e/NOA    

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›