Samiti i presidentëve në Kosovë, Sejdiu nuk fton Tadiç
Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç nuk do të ftohet në një takim joformal të presidentëve të rajonit që do të organizojë presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu në janar të vitit të ardhshëm.
Lajmin e ka konfirmuar vetë presidenti Sejdiu në konferencën e fundvitit me gazetarë.
Ai tha se homologët e tij nga Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i Zi do të jenë pjesëmarrës në takimin që pritet të mbahet në Prizren, për të diskutuar thellimin e bashkëpunimit rajonal.
Presidenti kosovar tha se nuk mund ta ftonte presidentin e Serbisë, Tadiçpërsa kohë ai vazhdon të punojë kundër pavarësisë së Kosovës.