E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama: Ne duhet të luftojmë çdo lloj ekstremizmi

Presidenti amerikan Barack Obama ka folur për herë të parë që nga tentativa e dështuar për të hedhur në erë aeroplanin e linjës Delta me drejtim Detroitin e
SHBA-së.
"Ne nuk do t'i ndalim përpjekjet tona për të gjetur se kush qëndron pas këtyre ngjarjeve të shëmtuara,"- tha presidenti amerikan pasi gjatë një konference për shtyp, pasi ai u detyrua që të linte përgjysmë pushimet e tij në ishujt Hawai. "Populli amerikan duhet të jetë i sigurtë se administrata ime po kryen çdo lloj përpjekje për të rritur sigurinë gjatë këti sezoni dimëror pushimesh."- pohoi presidenti amerikan.
Nigeriani 23-vjeçar Umar Farouk Abdulmutallab, është i akuzuari i këtij atentati të dështuar që rrezikoj që të hidhte në erë avionin e linjës Amsterdam-Detroid, i cili kishte në bordin e tij mbi 300 pasagjerë. Obama gjatë fjalës së tij u shpreh se iu kishte kërkuar krerëve të forcave të sigurisë që të kryenin kontrolle më të imtësishme me anë të ekranëve të vëzhgimit.
"Ne duhet që të shtojmë përpjekjet tona për të gjetur çdo lloj metode për të luftuar terrorizmin dhe çdo formë ekstremizmi,"- u shpreh presidenti Obama. Në një raport të FBI, publikohej një njoftim në të cilin babai i Abdulmutallab pohonte se radikalizmi i të birit ishte shtuar shumë këto kohët e fundit. Por ky fakt nuk e pengoi të riun nigerian që të kryente udhëtimin e tij drejt SHBA-së.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›