E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, 9 viktima nga djegia e një apartamenti në Missisipi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e hënë në shtetin e Missipit në SHBA.
Nëntë persona kanë gjetur vdekjen si pasojë e një zjarri që ka përfshirë një banese në qytezën e Sarkville në Misisipi.
Lajmi u njoftua prej autoriteteve amerikane, të cilat përcaktojne se viktimat janë 6 fëmijë të moshës nga 4 muajsh deri në 6 vjeç, ndërsa 3 viktimat e tjera janë femra të moshës madhore.
Pesë prej viktimave mendohet si ishin banorë të banesës që mori flakë. Ndërsa katër të tjerat ishin të afërm të tyre. Autoritetet ende nuk kanë përcaktuar shkakun e shpërthimit e zjarrit që shkaktoi edhe tragjedinë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›