Iran, avokatja Sotoudeh dënohet me 11 vjet burg

Avokatja e njohur për mbrojtjen e të drejtave të njeriut Nasrin Sotoudeh është dënuar me 11 vjet burg.
Lajmi është konfirmuar nga bashkëshorti i saj. Gjithashtu asaj i është ndaluar për 20 vjet të punojë në profesionin e avokates. Sotoudeh u arrestua në shtator, pasi u akuzua se kishte vepruar kundër sigurisë kombëtare.
Në Iran aktivistët për mbrojtejn e të drejtave të njeriu e quajtën dënimin si keqpërdorim të rëndë të drejtësisë. Ata thanë se gjykata e apelit duhet të rrëzojë vendimin.