Forcohen raportet tregëtare Kinë-Britani

Raportet tregtare midis Kinës dhe Britanisë së Madhe do të jenë në krye të axhendës në Londër, kur Zëvendëskryeministri kinez Li KeQiang do të zhvillojë bisedime me kryeministrin David Kamerun gjatë ditës së sotme.
Të dy vendet janë të etur për të forcuar lidhjet ekonomike gjatë kësaj vizite katër-ditore, e cila filloi në Skoci të dielën.
Li, KeQiang i cili mund të bëhet kryeministri i ardhshëm i Kinës, tashmë ka nënshkruar një marrëveshje energjitike me vlerë 6.4 milionë paund në Edinburg.
Në këtë vizitë zëvendëskyreministri kinez shoqërohet nga 50 zyrtarë qeveritare dhe 100 liderë biznesi. Vizita e Keqiang në Britani pason një tjetër vizitë në Spanjë ku ai nënshkroi një marrëveshje me vlerë 7.5 bilionë euro.