Afrikë e Veriut, dhjetra të vrarë nga dhuna në protesta
Trazirat dhe dhuna kanë përfshirë Afrikën e Veriut si pasojë e protestave të shkaktuara nga shkalla e lartë e papunësisë dhe rritja e çmimeve të ushqimeve.
Në Tunizi më shumë se 50 persona kanë vdekur në përleshjet e dhunshme mes të shtunës dhe të dielës . Mediat vendase flasin për një masakër civile.
Sipas tyre policia ka hapur zjarr edhe kundër personave që merrnin pjesë në funeralin e një protestuesi duke detyruar të pranishmit të lënë arkivolin në rrugë.
Në protesta të ngjashme në Algjeri 3 persona janë vrarë e qindra të tjerë janë plagosur. Mediat raportojnë se numri i të lënduarve ka arritur në 700 por ministria e Mbrojtes konfirmon vetëm për 400 të plagosur.