E Shtunë, 31 Tetor 2026

Iran, dënohet aktivisti për të drejtat e njeriut

Mansoureh Behkish, aktivist i njohur iranian për të drejtat e njeriut, është dënuar me 4.5 vjet burg për akuza lidhur me “tubim kundër sigurisë kombëtare” dhe për “përhapje të propagandës kundër sistemit”.

Një grup për të drejtat e njeriut në Paris tha se dënimi i këtij aktivisti ka për qëllim frikësimin e tij dhe të veprimtarëve të tjerë në Iran.

Ky grup ka kërkuar ndalje të menjëhershme të “keqtrajtimit juridik” të aktivistit Behkish.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›