E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi protesta pas vetevrasjes se pensionistit

Protestuesit janë përleshur me forcat e policisë në kryeqytetin grek të Athinës, disa orë pasi një 77 vjeçar u vetëvra jashtë godinës së parlamentit, në sheshin Sintagma. Policia i është përgjigjur turmës së zemëruar me gaz lotsjellës.
Depresioni dhe vetëvrajsjet raportohet të jenë shtuar në numër në Greqi, ndërsa vendi po përballet me masa të ashpra kursimesh për shkak të borxheve të mëdha.
Mediat greke thane se pensionisti Dhimitris Kristulas kreu vetëvrasje duke akuzuar qeverinë për uljen e pensionit. Ai ishte një kimist me profesion, aktualisht në pension që kishte bashkëshorten dhe vajzë dhe kishin shitur farmacinë në 1994.
Pensionisti qëlloi veten me pistoletë në orët e para të mëngjesit të mërkurës. Tek trungu i pemës ku ndodhi ngjarja tragjike, vendosi një kurorë shoqata e farmacistëve të Athinës, pjesëtar i të cilës ishte viktima. Qytetarët lanë shënime për nder të tij. Disa prej shënimeve ishin “mjaft është majft” apo dhe “ kush do të jetë viktima tjetër?”
Sipas një letre që u gjet ne vendngjarje ai shkruante se e ndërmori aktin ekstrem për shkak të vështirësive ekonomike.
Kryemisnitri grek Lukas Papadhimos, e cilësoi ngjarjen tragjike. “Në këto orë të vështira për shoqërine tonë, ne duhet të gjithë, shteti dhe qytetarët, të mbështesim njerëzit mes nesh që janë të trishtuar”.
Kryetari i PASOK-ut, Evangelos Venizelos, duke iu referuar ngjarjes tragjike, deklaroi: “Ngjarja është kaq tronditëse, sa qe nuk pranon asnjë koment politik. Le të mendojmë për gjendjen e vendit tonë, me nocione solidariteti kombëtar”.
Lideri i Demokracisë së Re, Antonis Samaras tha se kjo nuk është vetëvrasja e parë. “Vdekja nuk është vetëm falimentimi, por edhe që njerëzit të jetojnë pa shpresë
Vetëvrasjet janë shtuar me 18% në krahasim me vitin e kaluar, sipas agjencisë së lajmeve Reuters. Ndërsa vitin e kaluar numri i vetëvrajseve në Athinë u rrit me 25%.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›