I dyshuari i Oakland pranon vrasjet
I dyshuari për vrasjet në universitetin në Oakland, ku humbën jetën 7 persona ka pranuar fajin dhe është akuzuar zyrtarisht për vrasjet bënë të ditur prokurorët lokale.
One Goh, 43 vjeç u identifikua nga të mbijetuarit dhe dëshmitaret si i dyshuari në atentate e së hënës në universitetin Oikos në Oakland në shtetin e Kalifornisë.
Goh me origjinë koreane u arrestua mëngjesin e së martës dhe mbi të tashmë rëndojnë akuza për vrasje, tentative vrasje, rrëmbim, thonë gazetat lokale të Oakland.
Agresori u tha hetuesve se një administratore femër në universitet ishte shkaku i zemërimit të tij. Ai tha se erdhi ne universitet me qëllimin për të asgjësuar administratoren femër, tha shefi i policisë Hauard Xhordan në një konferencë për shtyp, duke shtuar se Goh qëlloi pasi hyri në shkollë. Më pas ai u largua me makinën e një prej viktimave dhe më vone u arrestua në një supermarket.
Xhordan nuk e identifikoi administratoren, por konfirmoi se ajo nuk ishte mes viktimave.
Agresori u tha gjithashtu hetuesve se ai ndjente se ishte keqtrajtuar nga ish-kolegët e tij kur ishte në atë universitet.
Të 7 viktimat ishin studentë, me përjashtim të njërit prej tyre që ishte punësuar si sekretar në universitet. 6 gratë dhe një burrë ishin të moshes 20-40 vjeç dhe ishin nga vende të ndryshëm, përfshirë Nigerinë, Nepalin dhe Filipinet.