E Shtunë, 31 Tetor 2026

Iran, dënohet me vdekje “spiuni” izraelit

Autoritetet iraniane njoftuan ditën e dielë se një person i cili akuzohej për spiunazh në favor të Izraelit mori dënimin me vdekje.

Lajmi u njoftua nga kryeprokurori, Abas Xhafari Dolatabadi.

“Pas rikonfirmimit të dënimit nga ana e Gjykatës Supreme, identiteti i të dënuarit nuk do të bëhet publik”, tha Xhafari për agjencinë iraniane të lajmeve Mehr.

Pak muaj më parë kryeprokurori iranian deklaroi se Gjykata Supreme ka në dorë dosjet e dy personave të dyshuar për spiunazh në favor të Izraelit, ndërkohë që në vitin 2008 u dënua me varje një biznesmen, për të njëjtën akuzë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›