E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moskë, pritet vendimi për rastin Khodorkovski

Në Moskë sot gjatë ditës, pritet vendimi lidhur me procesin e dytë gjyqësor kundër ish biznesmentit me naftë, Mikhail Khodorkovski.

Khodorkovski, që dikur ishte njeriu më i pasur në Rusi, është akuzuar për përvetësim të naftës në vlerë prej 25 miliardë dollarësh.

Ai aktualisht ndodhet në burg, duke e vuajtur dënimin prej 8 vjetësh, për pagesë të ulët të taksave nga kompania e tij Yukos.

Kryeministri i Rusisë, Vlladimir Putin, e ka krahasuar Khodorkovskin me financierin në Shtetet e Bashkuara, Bernar Madoff, duke thënë se Khodorkovski duhet të mbetet në burg.

Mbështetësit e ish biznesmentit të burgosur rus thonë se ai po ndëshkohet nga Kremlini për shkak se i ka financuar partitë politike opozitare në Rusi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›