Pakistan, katër të vrarë nga sulmi i dyshuar amerikan

Zyrtarët e inteligjencës së Pakistanit thonë se nga një sulm i dyshuar raketor i Shteteve të Bashkuara, janë vrarë katër persona në rajonin përgjatë kufirit me Afganistanin.
Raketat kishin goditur një makinë në hapësirën Shera Tala të rajonit Vaziristani Verior.
Raportohet se kjo hapësirë është bazë për luftëtarët e Al-Kaedës dhe ata talebanë, të cilët shpeshherë janë marrë në shënjestër nga aeroplanat pa ekuipazh të Shteteve të Bashkuara.