E Shtunë, 31 Tetor 2026

Iran, forcat qeveritare dhunë mbi protestuesit

Në kryeqytetin iranian ,Teheran forcat qeveritare kanë ushtruar dhunë mbi demonstruesit që protestonin kundër presidentit Ahmadinexhad.

Sipas faqeve të internetit të opozitës forcat e regjimit kanë përdorur shkopinj gome për të shpërndarë protestuesit, ndërsa qindra të tjerë janë arrestuar.
 

Më herët opozita kishte bërë thirrje për demonstrata paqësore me rastin e dyvjetorit të rizgjedhjes së kontestueshme të presidentit iranian, Mahmud Ahmadinexhad. Sipas opozitës zgjedhjet e 12 qershorit 2009 janë manipuluar.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›