E Shtunë, 31 Tetor 2026

Iran, ftohen BE dhe të tjerët të vizitojnë impiantet bërthamore

Raportohet se Irani ka ftuar Rusinë, Kinën, BE-në, aleatët e tij arabë dhe disa nga vendet në zhvillim, për të vizituar impiantet bërthamore.

Agjencitë perëndimore të lajmeve raportojnë se i dërguari iranian, Ali Asghar Soltanieh, i ka dërguar një letër ku i fton ambasadorët e akredituar në Agjencinë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore të vizitojnë këto impiante.

Kjo ofertë vjen para një raundi të ri të bisedimeve ndërmjet Iranit dhe gjashtë fuqive botërore, më vonë këtë muaj në Stamboll.

Fuqitë perëndimore e akuzojnë Iranin se në mënyrë sekrete po zhvillon armatim atomik. Këtë akuzë Irani e hedhë poshtë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›